Rrëfimi i fortë i Roza Latit për vendimin për të abortuar: Unë zgjedh familjen
Roza Lati tregoi disa ditë më parë për abortin që ka bërë pak kohë më parë. Një rrëfim i ndjerë dhe i rrallë sidomos në televizion. Edhe pse Big Brother është një reality show, dëgjojmë pak reality e shumë show.
Në spektaklin e sotëm Roza shkoi përtej ndjesive të saj që i rrëfeu gjatë javës. Ajo tregoi mendimet dhe dilemën për vendimin që duhet të merrte, pasi dëgjoi edhe rrahjet.
"Të gjithë njohim të rinj, djem dhe vajza, gra dhe burra që u kanë ngec njëri-tjetrit për shkak të një shtatzënie. Dhe janë divorcuar kur ka bërë fëmija 3 vjeç apo katër vjeç. Unë nuk e dua këtë. Zoti u dhëntë forcë nënave beqare se jam rritur nga një nënë e tillë. Unë zgjedh familjen. Zgjedh Vitin e Ri me familjen. Zgjedh të dielat me familjen. Isha me një person inteligjente, sharmant, të pasur, me të gjitha të mirat, por i hallakatur. Nuk ishte gati për një ndërmarrje të tillë", rrëfeu Roza.