Showbiz

Rihanna bëhet nënë, sjell në jetë një djalë

Rihanna bëhet nënë, sjell në jetë një djalë

Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër, duke mirëpritur në botë një djalë të porsalindur.

Këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë të porsalindur, me të dashurin reper A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles por vetëm sot lajmi u bë publik nga mediat.

Shtatzënia e Rihanna-s u raportua për herë të parë në fund të janarit, pasi u shfaqën imazhe të këngëtares 34-vjeçare me barkun e foshnjës së saj ndërsa ishte duke shëtitur me Rocky-n. Rihanna kishte zbuluar barkun e saj teksa kishte veshur një xhaketë të gjatë rozë.

Këngëtarja u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera.