Rihanna dhe A$AP Rocky po shijojnë qytetin që nuk fle kurrë! Çifti doli për një shëtitje në New York City gjatë fundjavës, në një nga të rrallat dalje që kur u bënë prindër për herë të parë në maj.
Artistët u panë duke shëtitur në orën 04:00 të mëngjesit nëpër një park, që të dy të veshur në xhins.
Rihanna u fotografua me një këmishë të madhe blu me viza të bardha e me xhinse të gjera, ashtu si Rocky që kishte veshur xhinse të lirshme.
Këngëtarja duket se ende nuk i ka humbur të gjitha kg e marra nga shtatzania e megjithatë për të nuk përbën aspak problem, ashtu si nuk ishte fare problem për të ekspozimi i barkut gjatë gjithë muajve të shtatzanisë.
Cifti duket se po ia del më së miri në rolet si prindër të rinj, madje gjejnë kohë edhe për njëri-tjetrin.