Më 20 Korrik, për herë të parë këngëtari me famë botërore, Ricky Martin, do të mbajë një koncert në Tiranë.
Lidhur me këtë ai ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Albania më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës.
Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00.