Showbiz

Regjisori Weinstein me temperaturë dhe gjendje të rënduar shëndetësore

Regjisori Weinstein me temperaturë dhe gjendje të rënduar

Rëndohet gjendja shëndetësore e regjisorit tashmë të dënuar për përdhunime, Harvey Weinstein. Mediat e huaja raportojnë se Weinstein ka pasur temperaturë dhe gjendja e tij po monitorohet nga afër në kushtet e burgut.

Avokati i tij nuk konfirmon dhe as nuk mohon nëse situata shëndetësore e klientit të tij ka lidhje me Covid-19. ëeinstein ka probleme me zemrën dhe tensionin e lartë.

Ish-regjisori është dënuar me 23 vite burg për ngacmime seksuale dhe përdhunime ndaj vartëseve të tij dhe rrezikon t`i shtohen vitet e dënimit nëse nje numër tjetër akuzash vërtetohen.

*Burimi USA Today