Showbiz

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë xhirimeve

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë

Ti mund ta kesh shijuar mes misterit, ankthit, enigmës dhe habisë serialin “Squid Game” në Netflix. 456 njerëz bashkohen për të luajtur disa lojëra të thjeshta fëmijësh, por përfundojnë në mënyrë tragjike. Seriali korean, i pari i këtij lloji, ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk ka qenë aq e thjeshtë.

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë
Hwang Dong-hyuk

Si fillim Hwang Dong-hyuk punoi 10 vite për skenarin. Ishin 10 vitet më të këqija të jetës së tij kur endej i papunë në barin e lagjes dhe vetëm shkruante.

Pasi gjeti me vështirësi fondet, nisi edhe puna më e vështirë: xhirimet.

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë

“Xhirimet kanë qenë shumë intensive. Stresi m`u shfaq në një formë fizike. Kam humbur 6 dhëmbë gjatë atyre ditëve. Ende nuk i kam zëvendësuar. Kam nevojë për implant, por nuk kam pasur kohë”, thotë regjisori që po shijon suksesin.

“Duke u shndërruar në një të rritur, pyeta veten si do të ishte të ktheheshim edhe njëherë në lojërat e fëmijërisë? Kjo është një histori për humbësit, ata që luftojnë me sfidat e jetës së përditshme dhe mbeten pas, ndërsa fituesit triumfojnë. Është gjithashtu një histori personale. Dy personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-Woo, kanë emrat e dy shokëve të mi të fëmijërisë që janë klonët e mi të brendshëm”, tregon regjisori.

“Ashtu si Gi-hun, unë u rrita nga një nënë beqare në një mjedis me probleme financiare në Ssangmun-dong. Ashtu si Sang-Woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja ime ishte krenare për mua dhe kishte pritshmëri të larta nga unë”, shton ai.

Regjisori rrëfen se e shqetëson ideja që mund të duhet të bëjë një sezon të dytë të këtij filmi. Shkrimi, prodhimi dhe drejtimi për t`u bërë nga një njeri i vetëm, nuk janë pak. Njerëzit kërkojnë një sezon të dytë, duke qenë edhe se sezoni i parë mbeti i hapur për vazhdim. Në komente dikush shkruan: Bëj një sezon të dytë, ose do të eliminohesh. Dhe ata që kanë parë serialin, e dinë se çfarë do të thotë eliminim.

Poll