Rebelët rikthehen me version të ri dhe një nga aktoret e vjetra

E Enjte 4 Mars 2021, 14:28
TiranaPost
Rebelët do të rikthehen. Një grup i ri nxënësish do të shfaqet në mjediset e “Elite Way School”, por mbi historinë dhe ngjarjet e vjetra.
Netflix ka blerë të drejtën për të risjellë serialin e transmetuar në Shqipëri në vitet 2008-2009.
E vetmja aktore e vjetër që do të luajë në filmin e ri është vajza në rolin e Celine. Ajo këtë herë do të jetë drejtoresha e shkollës.
Rebelët ka për subjekt historinë e nxënësve të një kolegji, 6 prej të cilëve janë protagonistë. Ata vijnë kryesisht nga familje të pasura, por një pakicë e vogël janë edhe me bursë. Se ç`ndodh brenda kolegjit nostalgjikët le ta rikujtojnë, kuriozët le ta shikojnë.