Showbiz

Radha e motrës së Britney të tregojë torturat: Prindërit më detyruan të abortoja vajzën

Radha e motrës së Britney të tregojë torturat:

Jamie Lynn Spears kanë botuar librin, “Gjërat që duhet të kisha thënë”, ku tregon rreth presionit që prindërit i bënë për të aboruar fëmijën e saj kur mbeti shtatzënë në moshën 16-vjeçare.

Radha e motrës së Britney të tregojë torturat:

Jamie Lynn pohon se pasi i tregoi prindërve se ishte shtatzënë në vitin 2007, ata i bënë moral se do të ishte i tmerrshme të kishte një fëmijë në atë moshë dhe se duhej ta hiqte menjëherë.

“Do të të vrasë karrierën. Je shumë e re. Ti nuk e di se çfarë po bën. Ka pilula që mund të marrësh. Ne mund të të ndihmojmë ta kalosh këtë problem... Unë njoh një mjek. Kjo është rruga më e mirë…”, tregon Lynn se i thanë prindërit në atë kohë.

Ajo vemdosi ta mbante fëmijën dhe kjo i solli debate të ashpra me babain. Ai e ofendonte vazhdimisht dhe i kërkonte që ta jepte për birësim.

Radha e motrës së Britney të tregojë torturat:

Lynn tregon gjithashtu se prindërit i thanë të mos u tregonte as motrën së saj Britney për shtatzëninë.

“Kisha nevojë për të më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në kohën kur ndihesha e pambrojtur… Edhe sot e kësaj dite, lëndimi që nuk munda t’ia tregoja motrës sime më përndjek.”

Përfundimisht, familja arriti një marrëveshje me Us Weekly për të dhënë lajmin, duke shpërndarë fotot e para të foshnjës Maddie në 2008-ën. Sot vajza është 13 vjeç.

Lynn ka sot edhe një vajzë, Ivey, me burrin e saj Jamie Watson.