Showbiz

‘Pyes veten, si mund të ndjehesh kur vret dikë padashje’? Pyetja që bënte Alec Baldwin 4 vjet më parë

‘Pyes veten, si mund të ndjehesh kur vret dikë padashje’?

Ishte tronditëse ajo që ka ndodhur në sheshxhirimin e filmit “Rust” në Meksikë. Aktori Alec Baldwin ka vrarë drejtoreshën e fotografisë dhe ka plagosur regjisorin me armën e rolit të tij.

Rrethanat janë ende të paqarta. Ende nuk ka akuza të ngritura ndaj aktorit. Ajo që po qarkullon në rrjet, është një status i vjetër i Alec, shkruar rreth 4 vjet më parë.

‘Pyes veten, si mund të ndjehesh kur vret dikë padashje’?

“Pyes veten si mund të ndjehesh kur vret dikë dikë padashje?” Statusi u shkrua kur Policia vrau një të dyshuar dhe më pas deklaroi se vrasja u bë padashje.

Sot, është vetë Alec në një situatë të tillë.

Halyna Hutchins 42 vjeç vdiq rrugës për në spital, kurse regjisori i filmit, Joel Souza mbeti i plagosur.