Showbiz

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda De Angelis

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

Matilda De Angelis e “Undoing” fitoi Sanremon. Ky mund të ishte kryetitulli i natës së djeshme për aktoren që shkëlqeu si prezantuese e festivalit të famshëm muzikor italian. Impaktin e mori sot kur u zgjua, nga gjithë mesazhet dhe komentet e njerëzve.

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

Matilda mori famë në fund të vitit të kaluar për shkak të rolit të saj si Elena Alves në “The Undoing”, të HBO. Matilda e përballoi mirë presionin e një skene të madhe siç është Teatro Ariston. Përkrah kishte Amadeus.

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

Për daljen e saj të parë, Matilda zgjodhi një fustan vishnje, pastaj një të zi xixash dhe në fund pantallona.

Matilda nuk ka shkëlqyer vetëm si aktore apo prezantuese. Deklaratat e saj dhe fotot pa filtër me akne kanë ndërgjegjësuar kushedi se sa njerëz.

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

“Ka gjëra që nuk mund të kontrollohen dhe ky vit na e mësoi mirë këtë. Ka ndryshime që duhet t’i pranojmë në jetën tonë dhe, së bashku me to, perceptimin e vetvetes dhe botës përreth nesh. Gjërat paradoksale ndodhin në jetë, apo jo? Epo, për mua, të jesh aktore dhe të punosh me një fytyrë të pushtuar nga aknet është njëra prej tyre. Çdo ditë duhet të zgjohem dhe të prezantohem fillimisht para pasqyrës dhe pastaj përpara kamerës me gjithë ngarkesën emocionale që duhet të dukem shkëlqyer, e duke luftuar frikën dhe pasiguritë e mia shkaktuar prej lëkurës.

Publiku ia jep Çmimin e parë të Sanremos prezantueses, Matilda

Ka probleme shumë më të mëdha në jetë dhe unë jam e vetëdijshme për to, por doja ta ndaja këtë të vërtetë të vogël mbase për t`u ndjerë më e fortë, ndoshta për të pranuar veten më mirë. Frika jonë mund të na paralizojë ose mund të bëhet një forcë e madhe, na takon neve ta zgjedhim rrugën.”, shkruan Matilda në Instagram disa kohë më parë.