Publikohet fotoja e Alec Baldwin teksa sqaron policinë pasi vrau aksidentalisht kolegen

E Premte 22 Tetor 2021, 10:18
TiranaPost
Ngjarja e rëndë që ndodhi në sheshxhirimin e filmit “Rust” në Meksikë është në qendër të lajmeve sot. Aktori Alec Baldwin shkrepi padashur armën dhe vrau drejtoreshën e fotografisë e plagosi regjisorin.
Kjo foto është shkrepur menjëherë pas ngjarjes teksa aktori sqarohet në telefon me policinë, siç mediat e huaja raportojnë.
Hetuesit po hetojnë për llojin e plumbit që arma ka shkrepur dhe ende nuk janë ngritur akuza ndaj Alec.
Halyna Hutchins 42 vjeç vdiq rrugës për në spital, kurse regjisori i filmit, Joel Souza mbeti i plagosur.