Pse të lindurit mes 1981 – 1996 po plaken më ngadalë
Kohët e fundit, ka pasur një diskutim në internet se si millennials nuk duken për moshën që kanë.
Si ka mundësi që ylli i 'Bridgerton' Nicola Coughlan është 37 vjeç, por duket vërtet 19 vjeç, mosha e personazhit të saj Penelope Featherington në serial?
Si ndodh që njerëzit e lindur në vitin 1993 janë tani në të njëjtën moshë me George Costanza në sezonin e parë të 'Seinfeld' - 31 - ndërsa duken rreth një dekadë më të rinj?
Ajo që është interesante, është se këtë diskutim e ka ngritur Gen Z, brezi i lindur pas 1997-ës. Ata thonë se po ndihen sikur po plaken, por habiten me brezin përpara tyre.
'Ne jetojmë në një kohë ku millennials duken shumë më të rinj për moshën e tyre ndërsa Gen Z duket shumë më i vjetër për moshën që ka,' tha influencuesi i TikTok, Jordan Howlett, 27 vjeç, në një video virale me mbi 24.8 milion shikime.
'Unë jam Gen Z dhe askush nuk më beson kurrë,' tha Howlett. “Kur unë dhe nëna ime dalim në publik, njerëzit mendojnë se nëna ime është motra ime më e vogël.”
Për punën dhe vështirësitë ekonomike që mundojnë brezin e tij fajëson plakjen e parakohshme.
Po cilat mund të jenë arsyet që duken më të rinj?
Ka një element kyç që mungon nga biseda për përvojat e ndryshme të plakjes midis grupit të moshës 28 deri në 43 vjeç dhe Gen Z (një grup që përfshin moshat 12 deri në 27 vjeç): Millennials, në përgjithësi, ishin gjenerata e parë që përqafuan SPF dhe shmangën duhanin, ndërsa disa në Gen Z po bëjnë të kundërtën.
'Millennials kanë përqafuar përfundimisht mençurinë dhe gabimet e gjeneratave para tyre,' tha Dr. Anthony Rossi, një dermatolog.
Mijëvjeçarët mund të kenë jetuar në epokën e artë të pijeve me sheqer teksa rriteshin, por tani kanë kapur fort shishen e ujit.
Dhe, sigurisht, shumë njerëz të kësaj grupmoshe po ngadalësojnë procesin e plakjes me mbushje dhe botox.
Gez Z mund të kujdeset gjithashtu për veten, por ka shumë raste kur informacionet për kremrat e diellit për shembull i marrin në TikTok, aty ku nuk ëshytë vendi i duhur.