Showbiz

Pse nuk reagon njeri kur ngacmohet seksualisht një mashkull

Pse nuk reagon njeri kur ngacmohet seksualisht një mashkull

“Pse nuk reagon njeri kur ngacmohet seksualisht një mashkull?” Me këtë fjali ka nisur revolta në rrjet pas një ndodhie në koncertin e këngëtarit italian që përfaqësoi italinë në Eurovizion, Blanco. Në një video që është bërë virale shihet dora e një femre që prek organet gjenitale të 19-vjeçarit teksa ai performon në një koncert. Këngëtari përqiqet ta largojë dorën teksa vijon të këndojë.

Shumë komentues kanë shpërthyer të indinjuar duke pyetur çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të Blanco-s do të ishte një artiste femër.

Disa nga komentet:

“Për shkak se për mendjet injorante ky nuk është një ngacmim pasi viktima është burrë, pyes veten: po t'i kishte ndodhur një gruaje do të kishte e njëjta heshtje vdekjeprurëse? Përfundimet varen nga ju”.

“Po si ndodh që askush në lajme apo në rrjetet sociale nuk flet për ngacmimin e pësuar nga Blanco? Ah, sigurisht, ai nuk ishte një këngëtare e bukur dhe për rrjedhojë nuk quhet”.

“Ky quhet ngacmim seksual”.

Ndërkohë, ende asnjë deklaratë nga Blanco.