Disa foto të Johnny Depp, teksa shoqërohet nga sigurimi jashtë një hoteli, në Birmingham janë bërë virale në rrjet, disa ditë pasi aktori fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Në foto ylli i 'Pirates of the Caribbean', 58 vjeç, dukej i shqetësuar teksa një burrë e mbante prej krahu dhe një tjetër qëndronte pas tij.
Një burim i hotelit është shprehur për Page Six se ata po e mbronin nga turmat e mëdha të fansave , pasi ”kudo që ai shkon, po goditet nga fansat”.
Depp kishte veshur një pallto sportive me kuadrate bardh e zi, xhinse të zeza dhe këpucë të zeza, të cilat i kombinoi me një shall, flokë të çrregullt dhe syze dielli të stilit aviator.
Javën e kaluar, Depp fitoi gjyqin kundër Amber Heard. Aktorja e ‘Aquaman’ do duhet t’i paguajë aktorit 10.35 milionë dollarë.