Showbiz

Pse fotoja e Chiara`s dhe Fedez duke bërë ekon e bebit ka ndezur Italinë

Pse fotoja e Chiara`s dhe Fedez duke bërë ekon e bebit ka ndezur

Duket si një foto normale e një gruaje shtatzënë që ka shkuar të kontrollojë në ekografi bebit dhe shoqërohet nga burri i saj. Epo këtu tek burri është pikërisht problemi. Në foton ku Fedez shtrëngon dorën e Chiara-s brenda dhomës së mjekut, mes zemrash e komenteve me urime ka një numër të madh njerëzit që i janë vënë kundër.

“Juve hyni çift në dhomën e mjekut për një vizitë, kurse ne të tjerët edhe për të lindur kemi shkuar vetëm, si në shtet si në privat nuk na lejon njeri askënd se jemi në pandemi”, shkruan dikush.

“Burrin tim s`e lanë të vinte këmbën në spital, po, sepse unë s`jam e famshme”, shkruan dikush tjetër.

Fedez ende nuk ka kthyer një përgjigje ndaj komentuesve, se Chiara nuk ndodh shpesh t`u përgjigjet.

*Burimi Huffington Post