Showbiz

Princi Philip transferohet në një tjetër spital. Këtë herë prej zemrës

Princi Philip transferohet në një tjetër spital. Këtë

Duka i Edinburgut është transferuar në Spitalin St Bartholomeë të Londrës për trajtim të mëtejshëm. Kështu konfirmon Pallati Buckingham. Ishte duke u trajtuar për një infeksion prej 13 ditësh, por zemra i ka sjellë probleme shtesë.

Duka, 99 vjeç u rrethua nga forcat policore teksa transferohej me autoambulancë.

“Duka është i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit por pritet të qëndrojë në spital të paktën deri në fund të javës”, thonë përfaqësues të spitali të specializuar për sëmundjet e zemrës.