Showbiz

Princi Philip si asnjë mbretëror tjetër. Ka futur në testament edhe 3 punonjës nga stafi i tij

Princi Philip si asnjë mbretëror tjetër. Ka futur në

Në testamentin e Princit Philip ka vend edhe për tre nga punonjësit më të ngushtë të stafit të tij.

Duka i Edinburgut ka lënë rreth 42 milionë dollarë pasuri.

Mbretëresha pritet të jetë përfituesja kryesore, por jo e vetmja. Fëmijët e tij, nipërit, mbesat madje edhe stafi do marrë një pjesë të pasurisë. Kjo nuk është diçka e zakonshme. Askush më parë në familjen mbretërore nuk është kujdesur të lërë diçka edhe për punonjësit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një buri mi brendshëm.

Ata përfshijnë sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo.

Nipërit e mbesat e tij mund të marrin gjithashtu një pjesë të majme nga testamenti dhe Princi Harry nuk është përjashtuar, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat e tij zyrtare.

*Artikulli i Page Six u përshtat në shqip nga Tiranapost.al