Showbiz

Princi Albert dhe Princesha Charlotte thyejnë heshtjen pas thashethemeve se po ndahen

Princi Albert dhe Princesha Charlotte thyejnë heshtjen pas thashethemeve se

Princi Albert dhe Princesha Charlene e Monakos kanë mohuar zyrtarisht 'thashethemet dashakeqe' se ata po ndahen pas gati 12 vitesh martesë.

Charlene nuk ishte në Monako për pjesën të 2021-shit. Qëndroi në Afrikën e Jugut për shkak se vuajti nga një infeksion i rrallë.

Së fundmi është rikthyer edhe në detyrat publike, por thashethemet për një ndarje të mundshme kanë vijuar. Deri më sot familja mbretërore nuk kishte reaguar.

Një zëdhënës i familjes mbretërore tha: “Unë do të doja të mohoja zyrtarisht thashethemet dashakeqe të shpërndara nga revista franceze Royauté. Ju lutemi shpërfilleni këtë artikull i cili është krejtësisht i pabazuar në realitet”.

Thashethemet morën vrull kur artikulli u përsërit nga faqe të ndryshme në rrjete sociale.

Çifti mbretëror u martua në korrik të 2011-ës dhe në vitin 2014 sollën në jetë fëmijët binjakë Zhak dhe Gabriella.