Showbiz

Postimi i shoqes zyrtarizon lidhjen e Jennifer me Ben

Postimi i shoqes zyrtarizon lidhjen e Jennifer me Ben

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të mos kenë folur ose postuar personalisht në Instagram lidhur me rikthimin e tyre bashkë, por të gjithë fansat e Bennifer që prisnin diçka më tepër për t’u siguruar mund të shkojnë tek profili i mikeshës më të mirë të Jennifer.

Leah Remini ka publikuar një video montazh nga festa e ditëlindjes së 51-të ku mes pamjeve është çifti Lopez- Affleck të cilët ishin të pranishëm. Të dy shihen të përqafuar ndërsa J.Lo mban dorën në kraharorin e të dashurit të saj, ose më saktë ish të fejuarit me të cilin u rikthye pas 17 vitesh.

View this post on Instagram

A post shared by Leah Remini (@leahremini)

Gjërat duket se po shkojnë më së miri mes tyre, ndërsa miq pranë çiftit thonë se ata janë marrëzisht të dashuruar me njëri tjetrin.

E duket se ndarja e tyre në 2004-ën i bëri të kuptojnë se kë dashurojnë në të vërtetë. Në fakt Jennifer pas ndarjes nuk ka thënë ndonjë fjalë që mund të mërziste Ben.

Ata po planifikojnë për të ardhmen e tyre së bashku, tregon një mik i përbashkët i çiftit. E kush thotë se rikthimi me ish-in është diçka toksike?

Artikulli i marieclaire përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.