Showbiz

Postimi i parë i Kim Kardashian pas lajmit të divorcit i dedikohet babait të saj të ndjerë

Postimi i parë i Kim Kardashian pas lajmit të divorcit i dedikohet

Kim Kardashian ka postuar një shënim prekës për babain e saj të ndjerë Robert, i cili nëse do të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen. Ky është postimi i parë i yllit të Keeping Up With The Kardashians, pas lajmit se ka dorëzuar kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West.

Postimi i parë i Kim Kardashian pas lajmit të divorcit i dedikohet

Kim i uron babait ditëlindjen dhe tregon se i ra numrit të telefonit të tij për të parë nëse do të përgjigjej dikush, ndonëse kanë kaluar shumë vite.

Avokati Robert Kardashian vdiq në vitin 2003 dhe vajza e tij 40-vjeçare tregon se ishte e befasuar se si e mbante mend akoma numrin e tij të telefonit.

Kim ka publikuar një foto të rrallë me babain dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Shënimi i Kim:

Gëzuar ditëlindjen baba! Unë festoj për ty çdo ditë, por sot edhe më shumë. Kam kaq shumë për të të thënë. Unë telefonova në numrin tënd të telefonit thjesht duke menduar nëse dikush do përgjigjej pas gjithë këtyre viteve. Në të vërtetë nuk mund të besoj se e mbaja mend numrin. Të lutem eja më vizito së shpejti në ëndërr. A mund të më dërgosh një shenjë në formën e atyre simboleve/zogjve për të cilët kemi folur gjithmonë ?! Thjesht më mungon shumë!

Robert Kardashian ishte një avokat i shquar i Los Angeles. Ai vdiq në moshën 59 vjeç nga kanceri i ezofagut.

Postimi i parë i Kim Kardashian pas lajmit të divorcit i dedikohet

*Tiranapost.al.