Po Tom Brady si e mori vesh shtatzëninë e ish- gruas Gisele Bundchen
Kush pyeti a e mori vesh dhe si e mori vesh Tom Brady shtatzëninë e ish- gruas Gisele Bundchen? Gisele ia ka thënë vets atij, përpara se lajmi të merrte dhenë.
Gisele nuk donte që Tom ta mësonte shtatzëninë e saj duke 'lexuar në lajme' dhe i tha atij dhe dy fëmijëve të tyre, Benjamin dhe Vivian përpara se të dilte lajmi.
Dje u zbulua se modelja po pret fëmijën e tretë. Burime pranë çiftit thonë se Gisele dhe Joaquim janë të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën e tyre dhe mezi presin të krijojnë një mjedis të qetë dhe të dashur për të gjithë familjen. Thuhet madje se Gisele po planifikon një lindje natyrale në shtëpinë e saj në Miami.
Një kujtesë e shpejtë: Gisele dhe Tom finalizuan divorcin e tyre në tetor të 2022-shit. Ndërkohë, ajo dhe Joaquim u lidhën në qershor të 2023-shit pas një miqësie të gjatë.