Showbiz

‘Po ti pse s`përputhesh me mua?’ Ben Affleck i dërgoi video një gruaje në aplikacionin e takimeve

‘Po ti pse s`përputhesh me mua?’ Ben Affleck i dërgoi

Ben Affleck e ka marrë seriozisht sektorin romantik. I divorcuar nga Jennifer Garner, Affleck ka hyrë në një aplikacion takimesh të quajtur Raya.

Në një video Tik Tok-u, një vajzë shpjegon historinë që po bën xhiron e rrjetit.

“Unë mendoja se ishte një profil fallso dhe kur aplikacioni më përputhi me të, e konsiderova ‘të papërshtatshëm’. Kur më dërgoi pastaj një video në Instagram për të më kërkuar llogari përse e kisha refuzuar. U habita kur pashë fytyrën e tij. ‘Ninive përse nuk u përshtatke me mua? Jam unë’, më tha ai”, kështu tregon në videon e saj protagonistja e historisë.

Page Six ka treguar se Affleck është pjesë e këtij aplikacioni që në tetor të 2019-ës.

Gjithsesi në një intervistë të 2020-ës ai nuk e pranoi të ishte pjesë e ndonjë aplikacioni takimesh.

“E di, njoh njerëz që janë në këto aplikacione dhe argëtohen, por unë jo. Unë dua të kem një lidhje kuptimplotë”, tha Ben Affleck pa e ditur se një vit më vonë do dilte kjo histori.

*Artikulli i Fox Business u përshtat në shqip nga Tiranapost.al