Showbiz

Po me unazën 1,8 milionë dollarëshe të J.Lo-së ç`do bëhet pas ndarjes?

Po me unazën 1,8 milionë dollarëshe të J.Lo-së

Fejesa 5-vjeçare e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka marroë fund. Ata vets njoftuan ekskluzivisht për Today se janë më mirë të ndarë e miq.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, njoftoi ish-çifti.

Dhe rrjedhimisht fansat mendojnë: Po me unazën me diamant, 1,8 milionë dollarëshe të J.Lo ç`do bëhet?

Një burim për TMZ thotë që unazën do e mbaj J.Lo.

“Të dy i kanë bërë njëri-tjetrit shumë dhurata gjatë 5 viteve dhe kanë vendosur që t`i mbajnë. Pra çdo gjë le të mbetet në vendin e vet”, thotë burimi.

Ndoshta J.Lo e vendos në kutinë e kujtimeve se nga dora e ka hequr prej javësh, para se të konfirmonte ndarjen.