Showbiz

Po mamaja e Britney Spears ç`mendon për kujdestarinë e vajzës?

Po mamaja e Britney Spears ç`mendon për kujdestarinë e

Motra është me Britney-n, partneri i saj dhe ish-partnerët gjithashtu. Vipat janë bërë palë me të dhe janë bashkuar në lëvizjen e fansave #FreeBritney. Edhe nëna e Britney-t është me vajzën. Vetëm Gjykata është kundër saj. E rrëzoi kërkesën e Britney-t për t`u liruar nga kujdestaria e të atit që prej 2008-ës merr çdo vendim për të. Po nëna e Britney-t ç`mendon konkretisht?

Mamaja e Britney Spears, Lynne Spears thuhet se ka shqetësime lidhur me kujdestarinë e vajzës.

“Ajo mendon se Jamie nuk ka qenë transparent me të dhe vajzës, megjithatë ajo vetë po e ndihmon Britney-n sa më shumë që të mundet”, thotë një burim pranë saj.

Lynne mbështeti kërkesën e Britney-t për ta hequr Jamie-n nga kujdestaria dhe për të mbetur vetëm nën varësinë e një institucioni privat, përgjegjës për të.

Lynne thotë se Jamie dhe Britney kanë një marrëdhënie toksike.

Një tjetër burim tregon se ka pasur një kohë kur Britney ishte shumë e lidhur me babain. Ajo thoshte se babai i ikishte shpëtuar jetën, por kjo vetëm në fillim të shfaqjes së çrregullimeve emocionale. Tashmë Britney mendon se është e zonja t`ia dalë pa babain, i cili me detyrim ka vendosur një spirale për të mos e lejuar Britney-n të lindë fëmijë të tjerë.

Thuhet madje, se edhe pse është kujdestari i saj ligjor, Britney dhe Jaime kanë shumë kohë që nuk takohen, që kur ky i fundit pati një debat me një nga djemtë adoleshentë të Britney-t. Siç duket Jaime po kërkon t`i kontrollojë të gjithë.

*Artikulli i Fox News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al