Showbiz

Pique shfaqet publikisht me të dashurën e re, një burim pranë Shakirës tregon ç’ka thënë ajo

Pique shfaqet publikisht me të dashurën e re, një burim

Shakira dhe Gerard Pique kishin një pakt, sipas të cilit ata nuk do të shfaqeshin në publik me partnerët e tyre të rinj gjatë vitit të parë pas ndarjes. Por ndonëse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga ndarja e tyre, Pique u shfaq publikisht me të dashurën e tij të re, studenten Clara Chia Marti me të cilën kanë shkëmbyer edhe puthje të shkujdesur nga sytë e publikut teksa ndodheshin në një festival veror në Katalonjë.

Pique shfaqet publikisht me të dashurën e re, një burim

Video e tyre e publikuar fillimisht nga media spanjolle “Socialite” tashmë është kthyer në virale dhe titull kryesor të lajmeve rozë.

Por si ka reaaguar këngëtarja e famshme pas kësaj?

Një burim pranë saj ka thënë se Shakira ndihet shumë e zemëruar pas kësaj videoje.

Ndërsa të tjerë dëshmojnë mbi lidhjen e re të Pique. “Gerard dhe Clara janë takuar për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata e kanë mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre për publikun, por njerëzit pranë tyre ishin në dijeni për këtë lidhje,” u shprehën burime pranë çiftit për “The Sun”, duke shtuar se ndonëse ishin në dijeni se ata të dy ishin bashkë, të gjithë kanë kontribuuar disi që marrëdhënia e re e futbollistit të mbetet diskrete në sytë e publikut.

“Njerëzit e kanë ndihmuar atë të mbajë në heshtje romancën duke fshirë madje dhe llogaritë e mediave sociale të Clara-s, në mënyrë që askush të mos mund të gjejë fotot e saj,” thonë burimet, gjë që është aq e verifikueshme sa vështirë të gjesh foto personale të saj në internet.

Pique shfaqet publikisht me të dashurën e re, një burim

“Kam parë shumë dashuri, por ky është një Gerard Pique që nuk e kemi parë kurrë. Kjo do ta lëndojë shumë Shakirën,” është shprehur prezantuesja e njohur spanjolle Laura Roige.

Shakira dhe Gerard njoftuan fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershor. Ata kanë së bashku dy djem, Milan nëntë vjeç dhe Sasha shtatë vjeç.

Pique shfaqet publikisht me të dashurën e re, një burim

Sipas gazetës spanjolle El Periodico, Shakira dhe Gerard po përpiqen të mbeten miq për hir të fëmijëve të tyre, pavarësisht se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.

Gazeta spanjolle raportoi gjithashtu se çifti ka jetuar veçmas për disa javë pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga ylli i popit.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Waka Waka.