Përgjigjja e Venera Lumanit për ndjekësen me komentin fyes është një letër e bukur për kohët e sotme
Venera ka lënë një shënim të bukur dhe reflektues për ditët e online-it në të cilat jetojmë. Shkruan për komentues fyes të dikujt për gjetjen e gjilpërës në kashtë e në fund zbulon edhe gjininë e bebit që pret.
"Nga një njoftim në Instagram, ku një mikja ime kishte komentuar, pashë një video virale të këngës "Mezi Pres" me shumë pëlqime, shikime dhe komente.
U futa t'i shoh dhe gjeta aq shumë dashuri. Kishte edhe disa që ishin mërzitur me mua për shkak të modelit të flokëve.
Në fakt, sa më e madhe fama dhe ekspozimi, aq më të larmishme janë edhe mendimet. Shija, mendësia dhe vizioni janë të ndryshëm për secilin prej nesh. Për më tepër, asnjëherë nuk mund ta dimë se çfarë fshihet pas një njeriu që shfaqet i indinjuar pas ekranit të telefonit. Mendoj se ata kanë më shumë nevojë per dashuri se ne.
Le të jetë ky një mesazh për këdo, i njohur per publikun apo jo: kur dikush shfaq nje nevoje te pashpjegueshme per té na thëne diçka jo të mirë, le ta bëjë. Ndihmoje, por kjo nuk duhet të trondisë kurrë muret e vetëbesimit tuaj.
Asnjëherë.
"Bota ishtë e madhe, në të ka vend për te gjithe." Ketë ma ka mësuar babai kur isha e vogël.
Ajo që deshiroja nga ky projekt ka tejkaluar çdo pritshmëri. Më duket sikur kam marrë një përqafim nga çdokush që e ka kuptuar këngën, sepse "Mezi Pres" nuk është thjesht një këngë, ajo më shëron. Të tjerat nuk më kanë shqetësuar kurrë.
E vetmja gjë që po më lë pa gjumë këto kohë janë goditjet e "dritës time" në bark, e ka nëna boksier!", shkruan Venera.