Showbiz

Pas shtatzënisë dhe gjidhënies, Arbana zbulon barkun

Pas shtatzënisë dhe gjidhënies, Arbana zbulon barkun

Gjashtë muaj pas lindjes dhe periudhës së gjidhënies, Arbana Osmani ka zbuluar barkun dhe rezultatet. Barkun e sheshtë ia atribuon aktivitetit fizik, por edhe ujit: 2 litra në dimër dhe 3 litra në verë.

"Gjatë gjithë kësaj kohe, për herë të parë në jetën time të jem e sinqertë, jam kujdesur të konsumoj çdo ditë nga 2l ujë (shtatëzania, gjidhënia) por sot trajnerja ime me tha që në fakt me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktivitetit fizik e mira ështe të pish 3L", shkruan ndër të tjera Arbana.

Ekspozimi i barkut, pas lindjes është një formë krenarie nga nënat e reja sidomos kur barku është i sheshtë e pa strija. Edhe në raste të rrumbullakosjes, disa vajza të njohura, të guximshme e postojnë për të sensibilizuar ndaj “body shaming”.

Në rastin e Arbanës është edhe më tepër sukses, duke qenë se solli në jetë fëmijën e dytë.