Showbiz

Pas shërimit nga virusi, Rudina rikthehet fizikisht në emision: Mund të kishte qenë më e vështirë pa vigjilencën

Pas shërimit nga virusi, Rudina rikthehet fizikisht në emision: Mund

Rudina Magjistari do të moderojë sot në studion e emisionit të saj në Klan. Infektimi me koronavirus bëri që ajo të prezantonte nga shtëpia dhe në disa ditë u ritransmetuan disa nga emisionet më të ndjekura dhe me tematika të veçanta. Prezantuesja e dashur për publikun ka postuar së fundmi një status në Instagram ku tregon se kjo periudhë Covidi ishte jo e lehtë për të, por që mund të kishte rezultuar më e vështirë nëse s'do ishte treguar vigjilente ndaj simptomave të para të Covid: 'Shihemi sot per te tjerat', live ne 17.00, shkruan ndër të tjera Rudina.

Postimi i plotë:

Te dashur ndjekesit e mi, ju faleminderit per mbeshtjetjen dhe mesazhet tuaja plot dashuri gjate kesaj periudhe covid, jo edhe aq te lehte, por qe mund te kishte qene shume me e veshtire, nese s’do kishim treguar vigjilence maksimale ndaj çdo mesazhi te trupit tone ????? Shihemi sot per te tjerat, live ne 17.00 ne @rtvklan ??