Pas Balenciaga, edhe Adidas ndërpret partneritetin me Kanye West

E Martë 25 Tetor 2022, 15:28
TiranaPost
Adidas i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West, pasi muzikanti bëri një sërë komentesh ofenduese dhe antisemite.
Adidas tha në një deklaratë: Komentet dhe veprimet e fundit të Ye kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.”
Gjigandi gjerman i veshjeve sportive ishte përballur me presion nga publiku dhe punonjësit e tij për të ndërprerë lidhjet me reperin, i cili tha në një podcast më 16 tetor: “Unë mund të them gjëra antisemite dhe Adidas nuk mund të më heqë.”
Thirrjet për Adidas-in kishin ardhur gjithashtu nga të paktën tre organizata ligjore, si dhe grupe kundër racizmit.