Showbiz

Zero shanse për rikthim, Kim dhe Kanye zyrtarisht divorc

Zero shanse për rikthim, Kim dhe Kanye zyrtarisht divorc

Kim Kardashian po plotëson dokumentet për tu divorcua nga Kanye West pas gjashtë viteve martesë. Ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë sjellë në jetë fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Pak muaj më parë u tha se çifti kishte nevojë për më shumë kohë për të rregulluar marrëdhënien mes tyre, por që prej asaj kohe Kim Kardashian nuk e mbajtur më në gisht unazën e martesës. Një i afërm i çiftit ka treguar se Kim po bën gati procedurat e ndarjes.

Sipas TMZ, Kim kërkon kujdestari të përbashkët të fëmijëve, për të cilën edhe Kanye ka rënë dakord. Ndërsa të dy do të kujdesen për të bashkë-prindërtuar të vegjlit e familjes.

Avokati i Kim, Laura Wasser ka treguar se çifti është ende shumë larg në arritjen e një marrëveshje për pasuritë dhe pronat.

Zero shanse për rikthim, Kim dhe Kanye zyrtarisht divorc

Zero shanse për rikthim, Kim dhe Kanye zyrtarisht divorc

Kim dhe Kanye pranuan publikisht romancën e tyre në Prill 2012 dhe u martuan në një ceremoni në Itali dy vjet më vonë, disa muaj pas lindjes së vajzës së tyre të madhe, North.

Në muajt e fundit çifti kaloi një situatë jo të mirë, pasi këngëtari Kanye tregoi publikisht disa detaje nga jeta familjare, duke zbuluar se kishin menduar të abortonin North kur Kim mbeti shtatzënë. Ai gjithashtu postoi një status një Twitter duke treguar se po mendonte të divorcohej pasi Kim u takua me Meek Mill në vitin 2018.

Kim u shfaq për Shën Valentin me disa foto në Instagram ndërsa mungoi dhurata nga ana e Kanye dhe as ndonjë foto me të dy ku të shpërndanin një mesazh dashurie.

Sipas miqve të çiftit, ata kanë qëndruar bashkë për hir të fëmjëve, por kanë fjetur në dhoma veçmas.

*Tiranapost.al.