Showbiz

Paris Hilton flet për herë të parë se ç'po ndodh me shoqen e saj Britney: Po trajtohet si fëmijë, s'është e drejtë

Paris Hilton flet për herë të parë se ç'po ndodh

Prej kohësh në media flitet për këngëtaren Britney Spears, pasurinë e saj që menaxhohet nga i ati dhe çdo veprim tjetër ligjor, si dhe për shëndetin e saj mendor, pas videove disi të çuditshme që kanë xhiruar rrjetin. Mikesha e saj prej vitesh Paris Hilton ka folur për herë të parë, për gjithë këtë histori duke thënë se Britney po trajtohet sikur të ishte një fëmijë.

Trashëgimtarja e Hilton Hotels foli për një dokumentar të pautorizuar 'Framing Britney Spears' në të cilën tregohen situatat më të vështira që këngëtarja ka hasur në jetën e saj.

Paris nuk e ka parë ende dokumentarin por ajo që ka lexuar në media i mjaftojnë për të thënë:

'Unë nuk kam folur me Britneyn prej disa muajsh, madje nuk e kam parë ende dokumentarin, por dua ta shikoj. Kam dëgjuar se është një dokumentar vërtetë i trishtë dhe kjo më bën të ndihem keq për të. Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj të kontrollohem siç kanë bërë me atë. E keni parasysh, kur rriteni dhe punoni gjithë jetën për të ndërtuar një perandori dhe me pas trajtoheni si fëmijë, thjesht nuk është e drejtë'.

Paris 40 vjeçe dhe Britney 39 kanë qenë mikesha për vite me radhë, ato janë fotografuar shpesh në vitet 2000. Paris shton se dokumentari e ka bërë atë të kthehet pas në kohë edhe për jetën e saj duke thënë se të dyja janë trajtuar padrejtësisht.

Britney Spears ka vendosur babanë e saj Jamie si kujdestar edhe ligjor qëkur ishte në moshën 20 vjeçe. Ai është avokat dhe kontrollon të gjitha vendimet e saj financiare. Britney dhe ekipi i saj ligjor u përfshinë në procese gjyqësore për ti dhënë fund kontrollit të babait mbi Britneyn. Vetë këngëtarja ka treguar se ndihej e frikësuar nga Jamie (babai) dhe se nuk do të performonte sërish pasi ishte ai që kontrollonte karrierën e saj.

Këngëtarja nuk e ka adresuar publikisht dramën në jetën e saj, por i dashuri i saj Sam Asghari tregoi se çfarë po bënte babai i Britneyt duke përdorur edhe terma ofendues ndaj tij.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar: 'Tani është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë marrëdhënien tonë dhe vazhdimisht shkakton pengesa në rrugën tonë. Sipas mendimit tim Jamie është totalisht një T**p. Nuk do të hyj në detaje, sepse gjithmonë kam respektuar privatësinë tonë, por në të njëjtën kohë nuk kam ardhur në këtë vend që të mos jem në gjendje të shpreh mendimin tim të lirë. Avokati Jamie Vivian Thoreen ka pretenduar se ai i shpëtoi jetën vajzës së tij, pasi të tjerë sipas tij po e dëmtonin dhe shfrytëzonin'.

*Tiranapost.al.