Showbiz

Pandemia e bëri Italinë Rock. Sanremon e fiton grupi Maneskin, Ermal Meta në vendin e tretë

Pandemia e bëri Italinë Rock. Sanremon e fiton grupi Maneskin, Ermal

Festivalin e Sanremos këtë vit, në edicionin e 71-të e fitoi grupi Maneskin, me këngën ‘Zitti e buoni’. Maneskin ishin të vetmit që garuan me muzikë Rock, dhe mesazhi i këngës është një është manifest për ata që duan të ecin përpara duke vlerësuar veçantitë e tyre: Mos u mërzit kush po flet pa ditur se çfarë po thotë.

Pandemia e bëri Italinë Rock. Sanremon e fiton grupi Maneskin, Ermal

Ndërsa këngëtari Ermal Meta, u rendit në vendin e tretë me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, ndonëse shihej si pretendent për të fituar.

Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.

Edicioni i këtij viti u mbajt pa prezencën e publikut për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe duket se Rocku-u ishte rryma për të cilën kishin nevojë italianët në këto kohë krizash pandemie për të shprehur rebelimin dhe shpërthimin e tyre.

Pandemia e bëri Italinë Rock. Sanremon e fiton grupi Maneskin, Ermal

*Tiranapost.al.