Pamela Anderson rrëfen sesi njëherë Sylvester Stallone tentoi ta blinte me një Porsche dhe një shtëpi

E Premte 27 Janar 2023, 10:16
TiranaPost
Pamela Anderson tregon sesi vite më parë, Sylvester Stallone tentoi ta blinte. Sipas Anderson, aktori i ofroi një makinë dhe një shtëpi për të qenë e dashura e tij numër 1.
Anderson shprehet se u ndje e ofenduar nga kërkesa e tij, duke iu përgjigjur: A mos do të thuash se unë kam edhe numër 2?
Një reagim mbi deklaratën ka bërë përfaqësuesi i Stallone-s.
“Deklarata nga Pamela Anderson që i atribuohet klientit tim është e rreme dhe e fabrikuar. Stallone konfirmon se ai kurrë nuk e ka bërë diçka të tillë”, thotë përfaqësuesi.
Anderson thotë se këtë histori e nxitën djemtë e saj që ta tregonte në publik. Do të jetë pjesë e librit mbi jetën e saj, për të cilin thotë se është në ankth deri sa të dalë në treg.