Showbiz

Orinda Huta flet për herë të parë për abortin: Qëndroi tre muaj me mua deri kur mjekja më tha që zemra e tij kish pushuar! 

Orinda Huta flet për herë të parë për abortin:

Gjithçka ka ndodhur 5 vjet më parë. Kur vetëm pak pas martese ajo dhe Turjani mësuan se prisnin një bebe. Një gëzim që u ndal pas tre mujash. Orinda Huta rrëfen për herë të parë në video podcast-in e Mira Kazhanit kalvarin e përpjekjeve për të patur një fëmijë.

Gjurmë që nuk ikën kurrë…

“Ndodhi martesa edhe thamë ok, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë... Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë!”, tregon Orinda.

Me detaje pastaj tregon çastet kur mjekja i tha se nuk ia dëgjonte më rrahjet bebit. “Momentet e para isha e ftohtë”, - tregon Orinda – “Ndoshta s`po e kuptoja akoma”.

“Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Someëhere over the rainboë”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, - i thashë: “Urdhëro”, - më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”. Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë ok. Dhe pas dy ditësh, i thashë: “Nuk kam më të përziera sot. Nuk e di si ndihem”. Më tha: “Hajde direkt, mos e vrit mendjen”. Shkoj edhe thotë: “S`po i dëgjoj rrahjet e zemrës”. Ndërkohë tha është i formuar fiks sikur të ishte dje. Që dje ka qenë, sot nuk është. Pra ishte fiks me moshën. “Si nuk e ndjen?”, i thashë. “Nuk e ndjej. Nuk është më Orinda”, më tha. Ok, i thashë çfarë duhet të bëjmë? Në atë moment isha shumë e ftohtë. “Duhet të procedojmë”, tha. Ok, kur? Nesër i thashë. “Ok, nesër. Kur të duash ti”, tha. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Nuk u futa në atë… Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, kam qenë atëherë me Merita Alushanin që më ka ndihmuar, edhe i kisha të gjitha koleget e saj aty që më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë”. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit. Ato vazhdonin të më thoshin do kalojë. “Do vijë mrekullia e parë. Do ta shikosh”. E mora veten. Mbaroi gjithçka”.

Pikërisht në këtë moment, kur Orinda po përpiqej të shërohej nga dhimbja e humbjes, disa njerëz nisën të gërmonin në plagën e saj. E përse? Vetëm për ca klikime.

“Në atë periudhë, kur unë e kisha humbur, dolën lajmet e shtatzënisë, që isha shtatzënë. Askush nuk të merr të pyet. Kjo ndodh. Dhe ndërkohë unë isha përgatitur shpirtërisht që do ndodhte kjo gjë, që do shkruanin, por jo të paktën pa më pyetur mua, pa më kërkuar të paktën a ka gjë, a s`ka gjë. Unë mund të jepja një përgjigje në atë moment se realisht nuk kishte gjë. Do thoja jo, nuk kam gjë. Kujtoj që dikush më ka marrë. I kam thënë që jo, nuk ka asnjë gjë. Unë nuk jam shtatzënë dhe e ka shkruar. Gjithsesi vazhdonin me muaj të tërë. Dhe unë nuk e di, sa herë që dilja apo shtoja ndonjë kilogram, unë për të gjithë isha shtatzënë. Nuk e kuptonin. Kjo ndodh rëndom dhe në njëfarë forme i lëndojnë njerëzit. Unë e kërkoja atë shtatzëni. Unë e doja atë shtatzëni. Gjatë gjithë kohës më gërmoje aty ku unë e kisha plagën të hapur… Akoma”, tregon Orinda përballë Mira Kazhanit.

Katër vite që sa herë shfaqej, portalet shkruanin mbi një shtatzëni. Ndërkohë që ajo nuk replikonte me askënd. Vetëm vazhdonte t`i lutej Zotit për ta bekuar, pa u dorëzuar.

Vitet e pritjes i rrëfen kështu...

“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjelli gjithsesi. Në fakt kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë. Në një formë, ose në një tjetër do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje.

Një mesazh për të gjitha ato gra që po jetojnë ditë të tilla!

“Unë e inkurajoj secilën prej grave që mos të dorëzohen. Ta marrin me qetësi. Duken shumë klishe këto. Se edhe mua m`i kanë thënë shpesh, që merre me qetësi! Gjithçka do kalojë! Mos u dorëzo asnjëherë. Zoti ka një plan për ty. Për mua e kishte një plan dhe erdhi Atara. Shpresoj që të ketë më shumë në planin e tij, por megjithatë unë jam shumë e lumtur, edhe vetëm me Atarën! Gjithsesi inkurajoj secilin prej çifteve që të kujdesen për njëri-tjetrin, për shëndetin mendor të njëri-tjetrit, për atë shpirtëror, sepse nëse janë bashkë në këtë mision dhe nuk bëjnë me gisht apo fajtor, njërin apo tjetrin, gjërat do të vijnë dhe do të bëhen edhe më mirë. Prandaj dua që gjithsecili të mbetet me këtë mesazh që nëse nuk jeni për njëri-tjetrin në çift, të inkurajoni dhe mbështesni njëri-tjetrin”.

*Lexo 25 rreshtat e Mirës dhe intervistën e plotë