Showbiz

Omicron mund të shtyjë Grammy Awards

Omicron mund të shtyjë Grammy Awards

Omicron ka të ngjarë të shtyjë edicionin e 64-të të Grammy Awards. Data e parë është përcaktuar 31 janari, por burime të ndryshme për mediat e huaja po thonë se kjo data nuk është e mundur.

Ky do të ishte viti i dytë me radhë që Grammy shtyhet për shkak të COVID-19. Shfaqja e vitit të kaluar fillimisht ishte caktuar për 31 janar 2021, por më 5 janar 2021, u shty për në 14 mars për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Los Angeles. Në atë kohë, shfaqja u zhvendos gjithashtu nga Staples Center në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit, e cila lejoi më pak grumbullim.

Trevor Noah do të rikthehet si prezantues i çmimeve Grammy 2022.

Akademia dihet se preferon ta mbajë shfaqjen në një arenë me kapacitet të plotë, pasi ata marrin të ardhura të konsiderueshme nga biletat. Ata do ta humbnin këtë nëse do të zhvillonin një shfaqje të reduktuar si vitin e kaluar.

Nëse data e ndarjes së çmimeve shtyhet, automatikisht do të shtyhen edhe mbrëmjet gala.

Ende nuk është marrë asnjë vendim.

Nominimet për Grammy të këtij viti u shpallën më 23 nëntor 2021.