Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje! Anne Hathaway e bëri për gazetaren me të cilën u soll keq gjatë një interviste në 2012
Pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 vite, Anne Hathaway ka treguar më së miri se kurrë nuk është vonë për të kërkuar falje. Ajo i ka kërkuar ndjesë një gazetareje me të cilën u soll keq në një intervistë në vitin 2012.
Lajmin e ka bërë të ditur vet gazetarja Kjersti Flaa në një video në Youtube, ku shprehet se aktorja i shkroi një email nëpërmjet publicistit të saj, ku shprehej se në atë kohë po kalonte një periudhë të vështirë dhe si i vinte keq që i kishte dhënjë një intervistë të tmerrshme.
“Ishte një shënim shumë personal dhe ne vendosëm që nuk do të ndaja të gjithë atë që shkruhej në email, por thjesht doja të ndaja me ju atë që bëri ajo, sepse mendova se ishte shumë e mahnitshme.”
Flaa e quajti atëherë intevistën ’të ndyrë’ pasi aktorja jepte përgjigje veç me një fjalë