Nuk depilohej, bullizohej si e shëmtuar dhe gjithë detajet nga jeta e Sophia Loren që sot bën plot 90 vjeç
Çfarë di për Sophia Loren? Që është një aktore e famshme, që është një grua e bukur, që ka miliona fansa në botë. Megjithatë jeta e saj nuk ka lundruar gjithmonë në ujëra të qetë. Ajo e ka ende sot të vështirë të flasë për disa nga ngjarjet e trishta të së kaluarës.
Gjithçka që ka jetuar e ka bërë më të fortë dhe më interesante. Më poshtë do lexosh detaje që japin një tjetër anë të ikonës së kinematografisë që sot bën plot 90.
Edhe pse babai i Sophia Loren ishte me prejardhje fisnike, ai nuk ishte aty për të dhe nuk e mbështeti familjen. Ajo u rrit në varfëri dhe u desh të fillonte të punonte me gjyshen e saj që kur ishte adoleshente.
Sophia ka qenë pre e bullizmit gjatë gjithë fëmijërisë së saj duke u konsideruar ‘e jashtëligjshme’, pasi nëna e saj nuk u martua kurrë me babanë e saj. Deri në moshën 14 vjeç, ajo konsiderohej si një rosak i shëmtuar. Ajo madje kishte pseudonime si 'The Stick' dhe 'toothpick' sepse ishte e dobët. Kur u rrit, u bë një nga gratë më të bukura.
Bullistët e saj e vërtetuan se gabuan kur Sophia Loren filloi të merrte pjesë në konkurset e bukurisë. Për konkursin e saj të parë, gjyshja i qepi një fustan nga një perde rozë, sepse nuk kishin mundësi të blinin një të re. Në vitin 1950, ajo mori titullin 'Miss Elegance' në konkursin Miss Italia.
Sophia mori rolin e saj të parë kur ishte 16 vjeç dhe ajo luajti si protagoniste në një film kur ishte 19 vjeç. Ajo i përdori fitimet e saj të para për të mbajtur familjen. Aktorja pagoi para që motra e saj të merrte atësinë, pasi ndihej e turpëruar për shkak të kësaj situate.
Sophia Loren mori një çmim të Akademisë për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në filmin "Two Woman" (1961), dhe ishte çmimi i parë i madh i Akademisë për një shfaqje në gjuhë jo-angleze ose për një aktore italiane.
Në 1981, ajo u bë e famshmja e parë grua që lançoi parfumin e saj. Më vonë, Sophia Loren gjithashtu krijoi një markë të syzeve.
Edhe një dënim 17-ditor me burg, për evazion fiskal në 1982 nuk e dëmtoi kurrë popullaritetin e saj: kur doli nga burgu, ajo u takua nga turma gazetarësh dhe fansash.
Në 1991, aktorja u shpall 'një nga thesaret e kinemasë botërore'.
Sophia Loren është e njohur për përqafimin e pamjes natyrale të trupit të saj. Ky besim fillimisht u demonstrua gjatë provës të saj të parë në ekran kur një kameraman i tha të humbte peshë dhe të bënte një operacion në hundë. Edhe pse kjo vërejtje mund të kishte shkatërruar vetëvlerësimin e ndonjë aktoreje tjetër të re, Sophia thjesht refuzoi idenë dhe qëndroi ashtu siç ishte.
Vetëbesimi i saj nuk e la kurrë në baltë. Për shembull, aktorja nuk kishte turp të dilte në tapetin e kuq me qimet e sqetullave pa depiluar. “Ka shumë presion për të jetuar në përputhje me imazhe të caktuara se si duhet të duken grate”, thoshte Loren.
Për dramën “Two Woman”, që është një nga filmat më të njohur të Sophia-s, ajo fillimisht duhej të luante rolin e një gruaje të re, por vetë këmbënguli të luante nënën e këtij personazhi. I provoi botës që përveçse e bukur ishte edhe e talentuar.
Sophia Loren është e gjatë, 1.74. Edhe pse ky fakt stepte shumë aktorë meshkujt për të luajtur me të, kjo nuk e ndalonte Sophia-n të vishte taka të larta.