Showbiz

Një milion gjëra për të të thënë! Pse duhet lexuar teksti dhe dëgjuar kënga e Ermal Metës në Sanremo

Një milion gjëra për të të thënë! Pse duhet

Në renditjen e përkoshme të 26 këngëve të Sanremos që ishin në garë në fund të mbrëmjes së dytë të Festivalit, kënga e Ermal Metës renditet në vendin e parë.

Një milion gjëra për të të thënë! Pse duhet

Këngëtari shqiptar 39 vjeç që ka bërë jo pak herë krenar vendin e tij, duket se ka goditur me këngën e tij që përcjell një mesazh ku sot në mes të një pandemie me pasoja jo vetëm për shëndetin, ka vlerë më shumë se kurrë. Një milion gjëra për të thënë, quhet kënga me mesazhin: Mos ki frikë dhe kërko ndihmë!

Teksti i plotë:

Unë jam pa emër, ti je pa emër

Dhe do të flasim derisa të mos na duhet më një emër

Unë jam i nxituar, ti i nxituar

Ne prekim njëri-tjetrin butësisht

Për ta kuptuar pak më shumë njëri-tjetrin. Ne jemi si dy yje që i kanë shpëtuar mëngjesit

Nëse qëndro afër meje askush nuk do të na prekë

---

Ti do të kesh zemrën time që gjëmon

Për sytë e tu të rrufeshëm

Të vendosa mbi supet e mi

Dhe të ndjeva duke fluturuar

Me duart në baltë

Për të kërkuar fatin

Bëhesh më e bukur me çdo frymëmarrje

Dhe ti e zgjat jetën time pa e ditur

---

Unë kam një milion gjëra për të të thënë por nuk them asgjë

Në një det ditësh të lumtura mendja më mbytet

Dhe unë kam një milion gjëra për të të thënë

Por unë nuk them asgjë

Por unë nuk them asgjë

---

Unë jam udhëtimi yt, ti je stacioni im

Dhe do të zbulojmë se të duhesh

Është më e vështirë se të dashurohesh

---

Është dora ime që po mban, mos ki frikë

Dhe nëse nuk mund të të ngre do të qëndroj me ty në tokë

---

Ti do të kesh zemrën time që gjëmon

Për sytë e tu të rrufeshëm

Ne do e bëjmë atë të zgjasë

Ne do e bëjmë atë të zgjasë

---

Me duart në baltë

Për të kërkuar fatin

---

Ti bëhesh më e bukur me çdo frymëmarrje

Dhe ti e zgjat jetën time pa e ditur

---

Kam një milion gjëra për të të thënë por nuk them asgjë

Në një det ditësh të lumtura mendja më mbytet

Kam një milion gjëra për të të thënë

Vetëm një milion gjëra për të të thënë

Unë të jap zemrën time që gjëmon për sytë e tu të rrufeshëm

---

Dhe pa i thënë askujt

Ne do të mësojmë të fluturojmë

Ti e zgjat jetën time pa e ditur

---

Kam një milion gjëra për të të thënë por nuk them asgjë

Në një det ditësh të lumtura mendja më mbytet

Dhe unë kam një milion gjëra për të të thënë

Por unë nuk them asgjë

Por unë nuk them asgjë

---

Unë kam një zemër që gjëmon

Ju ke sytë e rrufeshëm.

Kantautori shqiptar Ermal Meta rikthehet në Festival tre vjet pasi fitoi Sanremon me kolegun e tij Fabrizio Moro, me këngën: "Non mi avete fatto niente".

*Tiranapost.al.