Showbiz

Nihal e ‘Dashuri e ndaluar’ poston foton e kastit të serialit me lot në sy

Nihal e ‘Dashuri e ndaluar’ poston foton e kastit të serialit

“Dashuri e ndaluar” është një nga telenovelat më të famshme turke dhe më të ndjekura në Shqipëri, aty ku mori famë edhe aktorja Hazal Kaya. Nostalgjike për kohën e xhirimeve Hazal Kaya ka postuar një foto të më shumë se 10 viteve më parë, shkëputur nga xhirimet ku rrëfen emocionet e saj.

Nihal e ‘Dashuri e ndaluar’ poston foton e kastit të serialit

“Isha adoleshente. Shumë gjëra ishin të vështira. Nuk kam shijuar plotësisht atë që duhej të shijoja nga kjo eksperiencë. Pavarësisht lodhjes dhe vështirësive, gjithmonë e kam dashur këtë punë. Ka pasur edhe momente të bukura gjatë xhirimeve, kur jemi argëtuar pafund, si në këtë foto. Teksa shikoj foton kuptoj sa më ka marrë malli për atë kohë”, shkruan Hazal qe aktualisht është shkëputur nga ekrani për t`iu përkushtuar djalit të saj të sapolindur.

Nihal e ‘Dashuri e ndaluar’ poston foton e kastit të serialit

Hazal luante në serialin “Dashuri e ndaluar” rolin e Nihalit, vajzës që dashurohet me Behlulin (Kivanc Tatlitug), të cilin babai i saj e konsideronte si nip.