Showbiz

Nicolas Cage martohet fshehurazi për herë të pestë

Nicolas Cage martohet fshehurazi për herë të pestë

Nicolas Cage është burrë i martuar sërish. 56-vjeçari është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij 26-vjeçare Riko Shibata, në Las Vegas. Në certifikatën e martesës thuhet se Riko do të marrë mbiemrin e burrit. Kjo është martesa e saj e parë, kurse për aktorin është tentativa e pestë.

Ai ka qenë i martuar me Patricia Arquette nga 1995 në 2001, Lisa Marie Presley nga 2002 në 2004, Alice Kim nga 2004 në 2016 dhe me Erika Koike për më pak se katër ditë në 2019-ën.

Mbetet për t`u parë nëse e pestë është për përgjithmonë.

*Artikulli i Just Jared u përshtat në shqip nga Tiranapost.al