Nga studente me bursë në Amerikë, në pedagoge në Arizona. Historia frymëzuese e Krenare Rugovës

E Enjte 23 Maj 2024, 10:18
TiranaPost
Krenare Rugova, ose Kiki, siç shumë e njohin do të nisë një eksperiencë të re. Do të japë mësim në Arizona.
“Jam e lumtur të njoftoj se duke filluar nga semestri vjeshtë ‘24/‘25, do të jap mësim në lëndën ‘Zhvillimi i Avancuar i Koleksionit në Institutin Herberger për Dizajn dhe Arte’ të Arizona State University”, shkruan Kiki.
Ajo që e bën interesant këtë lajm është historia e saj. E një vajze nga Kosova që studioi me bursë në New York, që punonte e mësonte e që shpesh prej ngarkesës shkonte edhe me pizhame në shkollë. Një njeri që studionte modën, e që u bë stiliste e talentuar…
Historinë e saj e ka rrëfyer në ZëmeMirën Podcast dhe nëse e ke humbur, mund ta dëgjosh këtu!
Tiranapost.al