Nga fustani, tek fjalimi i David. Detajet e dasmës në familjen Beckham

Detajet e para të dasmës së Brooklyn Beckham dhe të fejuarës së tij Nicola Peltz kanë dalë nga media të ndryshme. Dasmën do ta mbulojë vetëm Vogue, revistë që ka kërkuar të drejta të plota. Ama disa sekrete kanë dalë që tani në publik.
Si fillim data. Thuhet se çifti do të martohet më 9 prill. Nusja do të veshë dy fustane Valentino gjatë ditës së madhe. Kështu hidhen poshtë ideja e disave që thoshin se Victoria ka ruajtur një fustan nga dasma e saj dhe do t`ia japë nuses së djalit për ta veshur.
The Sun ka pohuar gjithashtu se vëllezërve më të vegjël të Brooklyn, Romeo, 19, dhe Cruz, 16 vjeç, u është kërkuar të jenë shoqëruesit e dhëndrit, ndërsa vëllai i Nicola-s, do të jetë shoqëruesi i saj.
Çiftit nuk do t`i duhet të shkurtojë listën e dasmës, pasi hapësirë të bollshme do të kenë plot në dispozicion. Ceremonia do të mbahet në pronën e babait miliarder të nuses, në Florida.
Lista e të ftuarve të mbushur me yje përfshin Gigi Hadid, Nicole Richie dhe Tana Ramsay.
Kumbari i dhëndrit, Elton John, nuk ka gjasa të jetë në ceremoni, pasi në atë datë ka një koncert si pjesë e turneut të tij.
Dhe surpriza për në fund. David Beckham do të mbajë një fjalim gjatë ceremonisë dhe do të jetë ai mikpritësi kryesor.
Mediat sociale dhe telefonat do të ndalohen gjatë gjithë dasmës.