Showbiz

Netflix bën një kapërcim nga libri dhe zbulon personazhet e sezonit 3 të ‘Bridgerton’

Netflix bën një kapërcim nga libri dhe zbulon personazhet e

Kush e mbaroi sezonin e dytë të “Bridgerton” po pret të tretin. Në mos seritë e reja, se është ende herët, të paktën detaje. Ato janë publikuar. Sezoni i tretë do të ndryshojë nga rendi i librave të autores Julia Quinn dhe do të kalojë direkt në romanin e katërt.

Shikuesit do të ndjekin historinë e dashurisë mes Penelope Featherington, të luajtur nga Nicola Coughlan dhe djalit të tretë të “Bridgerton”, Colin, të luajtur nga Luke Neëton.

Sigurisht që lajmi është pritur mirë nga ndjekësit për shkak të popullaritetit të këtyre dy personazheve. Libri i tretë që është tejkaluar dhe që nuk i dihet nëse do të bëhet film, flet për historinë e Benediktit, djalit të dytë të familjes “Bridgerton”.

“Ndjehem vërtet sikur është koha e Colin dhe Penelope. Për shkak se ne i kemi parë të dy këta aktorë në ekranet tona që nga sezoni 1. Kemi investuar tashmë tek ta. Ne e dimë se cilët janë ata si njerëz”, tha prezantuesja Jess Broënell për Variety.

Sezoni i tretë i “Bridgerton” do të fillojë xhirimet këtë verë, por ende nuk është caktuar data e publikimit.