Showbiz

Nëse dikush e pyet për J.Lo, Alex Rodriguez ka vetëm dy fjalë

Nëse dikush e pyet për J.Lo, Alex Rodriguez ka vetëm dy

Sipas Page Six, dikush e pyeti në Miami se ç`mendon për Bennifer, pra çiftin Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dhe Alex Rodriguez u përgjigj: Go Yankees.

Vetëm dy fjalë që nëse i lexon nuk kupton asgjë. Po nëse i hyn një analize disi më të thelluar nënkupton që Alex ka gërmuar mirë mbi Ben, i cili është fans i zjarrtë i kundërshtarëve të Yankees, skuadrës së Alex. Pra mesazhi i Alex është i qartë: Ti mbaj Jennifer, por skuadra ime shkon përpara e s`ka asgjë që e mund.

Mbase Alex ka dashur t`i tregojë Ben-it se qesh mirë kush qesh i fundit e ndoshta do luftojë deri në fund për ta rifituar Jennifer.

Një burim pranë Rodriguez tha se ai kishte shpresa të pajtohej me J.Lo madje e kishte telefonuar disa herë, por ajo ia kishte prerë shkurt.

Ndoshta një zënkë me Ben mund ta rikthejë në krahët e Alex, siç u hodh në krahët e Ben pas ndarjes me të, ku i dihet!

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al