Showbiz

Në klipin e ri Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj zbulojnë gjininë e bebit që presin, mbase edhe emrin

Në klipin e ri Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj zbulojnë

Askush nuk e dinte që Eni Koçi është në pritje të ëmbël. Të dy, bashkë me Gencin dhanë lajmin e shtatzënisë, por zbuluan edhe gjininë. Klipi fillon me çaste romantike, pastaj me dasmën dhe në fund me “gender reveal”. Është vajzë. Eni do të bëhet mami, kurse Genci do të bëhet baba vajze. Nga martesa e mëparshme ai ka edhe një djalë.

Klipi duhet të jetë xhiruar me herët dhe Eni mund të jetë në ditët e fundit të pritjes, ose ndoshta edhe ka lindur. Në Instagram përkrah çasteve nga klipi shkruan: Nuk jemi çift, jemi familje. Dhe ndoshta Ama, mund të jetë emrin i vajzës.

Dicka të ngjashme e bënë edhe Albani me Miriamit, kur teksa xhironin dasmën e tyre në klipin "Duam", Miriam ishte shtatzënë dhe djalit ia vunë emrin Duam.