Ëndrrat me gatim të Paris Hilton shkatërrohen gjatë muajit të mjaltit

E Mërkurë 19 Janar 2022, 09:11
TiranaPost
Paris Hilton, teksa po shijon muajin e mjaltit në javën e tetë të tij, ka marrë një lajm që ia prishi pushimet. Netflix ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me të, për një sezon të dytë të programit të saj të gatimit “Cooking with Paris”.
Ky program e pati premierën në gusht të 2021-shit dhe kishte gjashtë episode.
Paris Hilton përgatiti herë vetë e herë me të ftuarit e saj një shumëllojshmëri recetash. Një prej të ftuarave të saj ka qenë edhe Kim Kardashian.
Pak pas lajmit që mori, postoi këtë foton nga muaji i mjaltit, hipur mbi kal, si për të treguar se jeta vazhdon.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vizituar disa nga destinacionet më luksoze, në Maldive, Bora Bora dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.