Showbiz

Ndërron jetë aktori i “Piratit të Karaibeve”, u sulmua nga peshkaqeni

Ndërron jetë aktori i “Piratit të Karaibeve”, u

Aktori i filmit, “Pirati i Karaibeve”, Tamayo Perry ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi u sulmua nga një peshkaqen, teksa bënte sërf në Hawaii.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por aktori 49 vjeçar kishte marrë dëmtime të rënda dhe u nxor i vdekur në breg.

Tamayo Perry mbahet mend për rolin e tij në serinë e katërt të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Ai gjithashtu ka luajtur në filmat Lost, Hawaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie's Angels 2.


Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se 20 vitesh.