Ndahet nga jeta burri që veshi Sharon Stone dhe Madonna-n

E Hënë 24 Janar 2022, 07:34
TiranaPost
“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022”, shkruhet në një postim në llogarinë zyrtare të dizenjatorit në Facebook.
Dizajneri francez Thierry Mugler, që krijoi veshjet e Madonna-s dhe të Sharon Stone, u nda nga jeta dje, në moshën 73-vjeçare. Vdekja ka ndodhur për “shkaqe natyrore”. Kështu konfirmon këtë agjenti i tij Jean-Baptiste Rougeot.
Thierry Mugler u largua nga brand-i i tij në 2002-shin, për t'u rikthyer më pas në 2013-ën si drejtor kreativ.
Ai do të mbahet mend si burri francez që veshi disa nga gratë më të bukura të Hollivudit, Jo vetëm në evente, por edhe në filma. Fustani ikonik i Demi Moore, tek "Indecent proposal" u krijuar nga Thierry.