Showbiz

Ndahet nga jeta aktorja 45-vjeçare

Ndahet nga jeta aktorja 45-vjeçare

Aktorja Annie Wersching ndërroi jetë nga kanceri të dielën herët në mëngjes. Lajmin e tha publicisti i saj, Craig Schneider për CNN. Wersching ishte 45 vjeç.

Ajo ishte më e njohur për rolin e agjentes së FBI-së Renee Walker në serialin "24".

Burri i Wersching, Stephen Full, lëshoi një deklaratë për CNN:

“Është hapur një vrimë shpellore në shpirtin e kësaj familjeje sot. Por ajo na la mjetet për ta mbushur. Ajo gjeti mrekullinë në momentin më të thjeshtë. Ajo nuk kërkonte muzikë për të kërcyer. Ajo na mësoi të mos presim që aventura të na gjejë, por ta kërkojmë, se është kudo”, ka shkruar ai.

Neil Druckmann, drejtori kreativ i serialit të ri të HBO Max "The Last of Us" i bazuar në lojë, postoi në Twitter pas vdekjes së Wesching:

“Sapo mësova se shoqja ime e dashur, Annie Wersching, ndërroi jetë. Sapo humbëm një artiste dhe një qenie njerëzore të bukur. Zemra ime është copëtuar. Mendimet janë për të dashurit e saj."

Një GoFundMe u krijua nga aktorja e "Handmaid's Tale" Ever Carradine në mbështetje të fëmijëve dhe bashkëshortit të Annie në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të jetojnë jetën në një mënyrë që ata e dinë se do ta bënte Annie krenare.