Ndahen pas 10 viteve martesë Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi

E Martë 18 Janar 2022, 11:40
TiranaPost
Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi ka dhënë lajmin se martesa e tyre ka mbaruar.
“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë. Michelle dhe Tomaso”.
Kështu njoftojnë në një shënim të përbashkët të publikuar nga ANSA.

Michelle, Sole, Celeste

Michelle, Tomaso dhe vajzat
Michelle dhe Tomaso janë martuar në 2014-ën. Kanë sjellë në jetë dy vajza, Solen dhe Celesten. Michelle ka edhe një vajzë më të madhe, Aurorën nga martesa e saj me Eros Ramazzotti-n.

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti

Michelle dhe Aurora
Tiranapost.al